Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për emigrantët e paligjshëm po funksionon më së miri. Ky konstatim vjen nga kryeministri britanik, Rishi Sunak, i cili ka theksuar se në bazë të dakordësisë me tiranën zyrtare janë kthyer në atdhe 2 mijë emigrantë, që kishin kaluar në mënyrë të paligjshme nga kanali “la mansh”
“Unë mendoj se plani po funksionon. Ju mund ta shihni këtë më qartë me marrëveshjen që bëmë me qeverinë shqiptare. Kemi kthyer gati 2000 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri dhe keni parë një ulje dramatike të numrit të emigrantëve. Kjo tregon se marrëveshja po funksionon. Nuk do të pushoj derisa ta zgjidhim këtë problem. Nuk do të jetë e lehtë. Nuk do të ndodhë brenda natës”
E premtja shënoi numrin më të madh të emigrantëve që mbërritën në Britani përtej Kanalit brenda një dite deri më tani këtë vit, me 686 emigrantë.
Ndërkohë mediat britanike kanë zhvilluar një intervistë me Marinelën Bouzo. Juristja 27-vjeçarja shqiptare u zhvendos nga Shqipëria në Greqi për t’i shpëtuar luftës së Kosovës e tashmë prej disa vitesh e vendosur në Anglin. Në një rrëfim për mediat, i është kundërpërgjigjur deklaratave provokuese të Suella Braverman për shqiptarët.
Bouzo, e cila jeton në Manchester, thotë se shumica e shqiptarëve janë individë punëtorë që kontribuojnë pozitivisht në shoqëri. “Pavarësisht nëse vjen nga Suella Braverman apo dikush tjetër, është e rëndësishme të mos përgjithësohet një grup i tërë njerëzish bazuar në veprimet e disa individëve” deklaron ajo. “Nuk jemi të gjithë kriminelë” e mbyll ajo intervistën.