Franca do të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilat do t’i lejojnë forcat e Kievit të mbrohen, tha presidenti Emmanuel Macron të martën.
“Kam vendosur të rris dërgesat e armëve dhe pajisjeve për t’u mundësuar ukrainasve që të kenë kapacitetin për të mbrojtur territorin e saj,” tha ai.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron foli për mediat teksa mbërriti në samitin e NATO-s në Vilnius.
Ai nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme mbi numrin ose llojet e raketave.
/abcnews.al