Shumica e ndeshjeve u zhvilluan dje, por ka edhe sot për t’u luajtur futboll në vendin tonë. Kategoria Superiore ka në program dy sfida të rëndësishme, që zhvillohen të dyja prej orës 16:00. Në Shkodër Vllaznia pret Luftëtarin dhe trajneri Mirsad Jonuz një ditë më parë ishte i qartë: “Vetëm fitorja na bën punë”. Gjirokastritët nga ana tjetër nuk shkojnë të dorëzuar dhe do mundohen të shfrytëzojnë faktin që ndeshja luhet pa tifozë.
Luhet edhe në Vlorë sot. Flamurtari, i zhytur në krizë, është ende në kërkim të pikës së parë. Vlonjatët presin Laçin, ekip që duke parë rezultatet e kësaj jave, do të tentojë të ngjishet me ekipet e kreut. Një fitore ia mundëson diçka të tillë. Trajneri Sulejman Starova e ka karikuar skuadrën e tij.
KATEGORIA SUPERIORE-JAVA 5
E diel, më 22 shtator
Ora 16:00 | Vllaznia-Luftëtari
Ora 16:00 | Flamurtari-Laçi
E shtunë, më 21 shtator
Ora 16:00 | Skënderbeu-Teuta 1-0
Ora 16:00 | Partizani-Bylisi 1-1
Ora 19:00 | Kukësi-Tirana 2-1
Kategoria e Parë në ka program vetëm një përballje dhe bëhet fjalë për derbin e Myzeqesë, Apolonia-Lushnja. Fatkeqësisht nuk do të ketë atë numrin e zakonshëm të tifozëve në stadium, pasi kjo sfidë luhet në qytetin e Ballshit. Gjithsesi të dyja ekipet do tentojnë të marrin maksimumin, që do t’u jepte vendin e parë në renditje për momentin.
KATEGORIA E PARË – JAVA 2
GRUPI A
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Kastrioti-Besëlidhja 0-0
Dinamo-Shkumbini 0-0
Erzeni-Tërbuni 0-0
Korabi-Veleçiku 3-0
Egnatia-Burreli 1-0
GRUPI B
E diel, më 22 shtator, ora 16:00
Apolonia-Lushnja
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Devolli-Oriku 0-0
Shënkolli-Turbina 1-1
Besa-Elbasani 2-0
Pogradeci-Iliria 3-0
abcnews.al