SHBA, inflacioni drejt uljes/ Ekonomistët nuk presin rritje të normave të interesit

schedule14:40 - 10 Korrik, 2023

schedule 14:40 - 10 Korrik, 2023

Niveli i çmimeve në Shtetet e bashkuara të Amerikës ka nisur trajektoren rënëse. Sipas ekonomistëve, inflacioni pritet që të kapë këtë muaj nivelin e 3.1 përqind nga 4 përqind që ishte në maj.

Të dhënat e fundit flasin për një normë më të ulët të këtij treguesi, ndonëse objektivi i vendosur nga Rezerva Federale është parashikuar në nivelin e 2 përqind.

Indeksi i çmimeve të Konsumit u rrit 3.8% për 12 muaj.Kjo vlerë mbetet më e ulët sesa rritja vjetore e parashikuar në 4.3 përqind për këtë vit.

Parashikimet tregojnë se zyrtarët presin, që ekonomia të rritet vetëm 0.4% këtë vit dhe 1.2% në 2024, një ngadalësim i mprehtë nga norma dhe më pak se ai që parashikuan në dhjetor.

Norma e interesit në SHBA është më e larta e 16 viteve të fundit.

Lëvizjet kanë rritur ndjeshëm kostot e huamarrjes në të gjithë ekonominë më të madhe në botë, duke nxitur një ngadalësim në sektorë të tillë si strehimi dhe duke luajtur një rol në dështimet e fundit të tre bankave amerikane./abcnews.al