Gjirokastër/ Kapet duke transportuar kundrejt pagesës 13 emigrantë, vihet në pranga 19-vjeçari

schedule10:33 - 10 Korrik, 2023

schedule 10:33 - 10 Korrik, 2023

Një 19-vjeçar banues në Lushnje është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 13 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.

“Blutë” kanë sekuestruar automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 66”.

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 13 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 19-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 66”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. S., 19 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjetin tip “Benz Vito”, 13 emigrantë nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnws.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!