Partizani dhe Bylisi janë ndarë në barazim 1-1, me të dyja skuadrat që ndanë pikët në “Selman Stermasi”. Të besuarit e Franko Lerdës kaluan në avantazh në minutën e 72-të, falë një autogoli nga Peposhi. Trashi bëri gjithçka mirë nga e majta dhe krosoi fort drejt zonës, çka detyroi Peposhin të shtyjë topin në rrjetën e tij.
E kur dukej se “Demat e Kuq” do ta fitonin këtë takim dhe të merrnin tri pikë të rëndësishme, Bylisi ka befasuar në sekondat e fundit të sfidës, duke barazuar. Në minutën e 93-të, Ntehpe ndëshkon portierin Hoxha dhe vendos rezultatin final të sfidës në 1-1./abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 5
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Partizani-Bylisi 1-1
Peposhi (ag) 72′ / Ntehpe 90+3′
Partizani: Hoxha, Mala, Belica, Bitri, Trashi, Telushi, Broja, Romero, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Franco Lerda
Bylisi: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Bicaj, Peposhi, Ntephe, Mëllugja, Turabov, Ndreca, Guindo, Qardaku. Trajner: Veljko Dovedan
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Denis Rexha, Rudin Preça, Kridens Meta
Kartonë të verdhë: Tubarov 45+1′, Mellugja 62′, Ujka 64′, Bicaj 70′