Prej muajsh tashmë “bavarezët” e Bayern Munich janë në kërkim të një “bomberi’, i ili mund të mbushë “boshllëkun” e krijuar nga largimin i plokat Robert Lewandowski, gjatë merkatos së verës së shkuar ku u transferua te Barcelona.
Pavarësisht nivelit të lartë të Levandovski, sërish bordi i Bayern ka goditur në gjetjen e zëvendësuesit, teksa kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit anglez, Harry Kane dhe pas refuzimit të 2 ofertave të para nga skuadra e Tottenham, “të kuqtë” e Mynihut janë gati tashmë për ofertën e tretë.
“Bavarezët” kanë gati një ofertë prej 80 milionë eurosh, 10 më shumë se oferta e parë, por që sërish pritet të refuzohet, me Presidentin e Tottenham, Daniel Levy, që e ka deklaruar me kohë, se për shitjen e Harry Kane çdo klub i interesuar duhet të paraqesë minimalja 100 milionë euro. /i.m /abcnews.al