Pas nënshkrimit me dy “asa” të mesfushës, kampionëin e botës, Alexis Mac Allister dhe “fantazistin” hungarez, Dominik Szoboszlai, tashmë “të kuqtë” e Liverpool janë vënë pas një tjetër mesfushori, i cili konsiderohet si një ndër talentet më premtues të futbollit.
Bëhet fjalë për mesfushorin belg të “shenjtorve” të Southampton, Romeo Lavia. I dalë nga akademia e Manchester City, 19-vjeçari ka një vlerë kartoni në 32 milionë euro, mirëpo bordi i Southampton i ka bërë të qarta synimet e veta dhe nuk pranonë më pak se 60 milionë për “diamantin” e Premier League, i cili pëlqehet shumë nga tekniku i “të kuqve”, Jurgen Klopp.
Ndërkaq, kujtojmë se në 34 paraqitjet e zhvilluara sezonin e shkuara mes kupave dhe kampionatit për “shenjtorët” e Southampton, Lavia arriti të shënojë vetëm 1 gola, si dhe të dhurojë 1 asist për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al