TKOB çel sezonin me “Opera Opening- Countdown” në sheshin “Skënderbej”. Artistët sollën për spektatorët pjesët më të njohura solistike, të operave dhe baleteve, por nuk munguan edhe orkestralet dhe koralet.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit çel sezonin artistik në sheshin “Skëndërbej” nën moton: “Opera u përket të gjithëve, jo vetëm elitës”. Skena është improvizuar përpara shtëpisë së Operas, e cila pritet që të hapë dyert së shpejti për të gjithë spektatorët.
Gjithçka nis me arien e famshme “Habanera” nga opera “Carmen” e interpretuar nga mexosopranoja Vikena Kamenica dhe këngëtarja Kamela Islamaj. interpretim i cili rrëmbeu duartrokitjen e publikut.
Por përgjatë mbrëmjes gala nuk munguan pjesët më të njohura solistike, orkestrale, dhe korale nga operat dhe baletet nga premierat kryesore të dy viteve të fundit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit “Nessun dorma”, një tjetër arie e njohur nga opera “Turandot” erdhi në duet mes tenorit Armaldo Kllogjeri dhe rrokerit Eugent Bueshpepa.
Trupa e baletit solli pjesë nga baleti “Arrëthyesit” Fado , por nuk munguan edhe vallet spanjolle, kineze, arabe dhe ruse. /ABC News Albania 24/7