Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka një problem personal apo institucional me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit nuk pranoi ta takojë ditëne djeshme në Prishtinë.
Dekaratën, Rama e dha në Podgoricë, gjatë një konference të përbashkët pët shtyp me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Rama shtoi se ai dhe Kurti kanë qëndrime të ndryshme.
“Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër të cilit nusja nuk i doli në takim. Unë shkova në Prishtinë, siç erdha këtu, siç do shkoj pas pak në Beograd, për të pasur takime si kryeministri i Shqipërisë. Në mënyrën më absolute, nuk kam asnjë problem personal dhe aq më pak pastaj problem institucional me kryeministrin e Kosovës. Kam qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar, kaq. Dhe natyrisht, këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Unë e përjetoj si një situatë që duhet ta trajtojmë së bashku, duke u ulur dhe duke diskutuar, Albini e përjeton si një situatë që duhet ta trajtojë pa u takuar dhe pa u diskutuar.
Unë thjesht thashë dhe e përsëris, pavarësisht se cili është qëndrimi i BE, në samitin e Tiranës, për Procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar. Në Tiranë, Albin Kurti është në shtëpinë e tij, ku siç e dini, madje mund të futet në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë, nuk ka asnjë problem”, theksoi ai./abcnews.al