Dodik nënshkruan ligjin për mospublikimin e vendimeve të Schmidtit

schedule14:34 - 7 Korrik, 2023

schedule 14:34 - 7 Korrik, 2023

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka nënshkruar ligjin kundërthënës sa i përket vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, njoftoi kabineti i tij.

Sipas ligjit të dekretuar, vendimet e përfaqësuesit të lartë më nuk do të publikohen në këtë entitet, shkruan REL.

Dodik nënshkroi legjislacionin pavarësisht faktit që përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, me vendimin e tij të 1 korrikut ka shfuqizuar të gjithë procedurën legjislative për këtë çështje.

Ligji u miratua nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska në qershor. Përveç këtij ligji, Parlamenti i entitetit po ashtu ka miratuar një ligj që thotë se nuk do të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës.

Zakonisht, ligjet hyjnë në fuqi tetë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, por Parlamenti i entitetit ka votuar që ligjet të hyjnë në fuqi një ditë pas publikimit të tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!