“Djajtë” nuk dorëzohen për “bomberin” danez, United gati 60 milionë euro për Hojlund

schedule20:54 - 6 Korrik, 2023

schedule 20:54 - 6 Korrik, 2023

Pavarësisht refuzimit të ofertës së parë nga “bergamaskët” e Atalanta, për kartonin e “bomberit” danez, Rasmus Hojlund, “djajtë e kuq” të Manchester United kanë vendosur të bëjnë një tjetër ofertë për talentin e sulmit.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, bordi i United beson se një ofertë prej 59 milionë eurosh është e mjaftueshme për të bindur klubin italian, me këta të fundit që më parë kanë njoftuar se nuk pranojnë oferta më të ulta se 60-70 milionë euro për danezin.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, me “bergamaskët”, Hojlund ia doli mjaft mirë, teksa në 34 ndeshjet e zhvilluara në “aventurën” e tij të parë në Itali shënoi plot 10 gola, si dhe dhuroi 4 asistime. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!