Një portugez për stolin, Kameruni gjen pasardhësin e Seedorf

schedule11:45 - 21 Shtator, 2019

schedule 11:45 - 21 Shtator, 2019

Kombëtarja e Kamerunit ka zgjedhur trajnerin e ri. Clarence Seedorf dhe zëvendësi Patrick Kluivert u shkarkuan me datë 16 korrik. Trajnerët holandezë nuk arritën t’i çonin kamerunasit më larg se faza 1/16-ve të Kupës së Kombeve të Afrikës, ku u eliminuan 3-2 nga Nigeria.

Paraqitja në turne ka zhgënjyer drejtuesit e qeverisë afrikane që prisnin një përfaqësim më dinjitoz, sidomos për faktin se Kameruni mbante statusin e kampionit në fuqi të turneut.

Një ndër arsyet që çuan në këtë fund të parakohshëm të bashkëpunimit ka qenë dhe kërkesat financiare të larta të holandezit, i cili ishte trajneri më i paguar në Afrikë me një pagë që i kalonte 700 mijë dollarët në vit.

Postin e tij e ka marrë Toni Conceicao. 57-vjeçari portugez ka gjetur akordin me drejtuesit e federatës dhe është gati të nisë aventurën me “Luanët e pamposhtur”.  Conceicao ka një eksperiencë të madhe me klube, ndërsa kjo është hera e parë që do të ulet në stolin e një kombëtarej. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!