Yellen mbërrin në Pekin mes raporteve të tensionuara SHBA-Kinë

schedule17:29 - 6 Korrik, 2023

schedule 17:29 - 6 Korrik, 2023

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen ka mbërritur në Pekin për një vizitë katër-ditore që synon përmirësimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, megjithëse pritshmëritë nuk janë të larta nga asnjëra palë.

Yellen u prit nga një zyrtar i ministrisë kineze të Financave dhe i dërguari i SHBA-së në Kinë, shkruan REL.

Të dy vendet pranojnë se shqetësimet e sigurisë kombëtare kanë lënë në hije lidhjet ekonomike dhe ka dyshime se vizita e Yellen do të lehtësojë ndjeshëm tensionet.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë theksojnë rëndësinë e dialogut, edhe kur ekzistojnë mosmarrëveshje.

Gjatë vizitës së saj, Yellen planifikon të trajtojë ato që SHBA i konsideron praktika “të padrejta” nga Kina, siç janë veprimet ndëshkuese kundër kompanive amerikane dhe barrierat për aksesin në treg.

Ajo është planifikuar të takohet me kryeministrin e Kinës Li Qiang dhe ish-zyrtarin e ekonomisë Liu He.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!