“Kontratat, të gjitha në lekë”/ Banka qendrore njofton ndryshimin e madh

schedule15:25 - 6 Korrik, 2023

schedule 15:25 - 6 Korrik, 2023

Kontratat e shitje-blerjes për mallra apo pasuri të paluajtshme do bëhen në monedhën kombëtare, lekë.

Kreu i Bankës qendrore Gent Sejko gjatë raportimit në Kuvend u shpreh se ka një iniciativë  nga Banka e Shqipërisë e cila është pjesë e deeuroizimit.Sipas Sejkos kjo do të ulte efektet negative të kursit të këmbimit.

Guvernatori Sejko tha euro është dobësuar ndaj lekut si pasojë e hyrjes së sasive të mëdha të monedhës europine në vend.Vetëm  shitja e pasurive të paluajtshme tek të huajt kap vlerën 260 mln euro.

Banka e Shqipërisë parashikon që  niveli i inflacionit të vend do të vijoj uljen në pjesën e dytë të vitit për tu kthyer në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!