Statistikat thonë se ne kalojmë 26 vite nga jeta jonë duke fjetur gjumë

schedule15:21 - 6 Korrik, 2023

schedule 15:21 - 6 Korrik, 2023

Ju duhet ta keni pyetur veten shumë herë deri tani sa kohë shpenzoni për disa aktivitete që bëni çdo ditë?

Përveç punës, shikimit të televizorit, blerjeve, konsumimit të ushqimeve dhe pijeve, kalimit të kohës në internet, mund t’ju duket e çuditshme që ne në fakt kalojmë pjesën më të madhe të kohës, më saktë 26 vjet të jetës sonë totale, në gjumë.

Pasi flemë, ne kalojmë deri në 12 vjet në punë, dhe 8.8 vjet kalojnë duke parë TV.

8.5 vjet të jetës sonë kalojmë duke blerë, dhe 3.6 vjet kalojmë duke ngrënë dhe pirë.

Edhe pse jetojmë në epokën e internetit, statistikat tregojnë se kalojmë pak më shumë se tre vjet duke lundruar në internet.

Dy vite të jetës suaj kalojnë në takime, dhe fakti interesant për femrat është se edhe një vit e gjysmë kalon në grim.

Edhe pse duket se pjesën më të madhe të kohës e kaloni duke udhëtuar për në punë dhe nga puna, ju shpenzoni vetëm 60 ditë të jetës tuaj në transport.

Ne kalojmë 1.2 vjet jetë në aktivitet fizik, dhe 117 ditë në të bërë dashuri.

Statistikat e detajuara janë paraqitur në profilin e World of Statistics në Twitter./abcnews.al