Rusia i jep “leje” SHBA-së të kontaktojë me gazetarin e burgosur

schedule14:47 - 6 Korrik, 2023

schedule 14:47 - 6 Korrik, 2023

Rusia do të lejojë ambasadorin amerikan në Moskë të vizitojë gazetarin e burgosur të Wall Street Journal Evan Gershkovich bazuar në “parimin e reciprocitetit “.

Lajmin e bëri të ditur sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

Ambasadori Lynn Tracy vizitoi Gershkoëitz këtë javë për herë të dytë që kur u arrestua në mars me akuza për spiunazh, të cilat ai, punëdhënësi i tij dhe Uashingtoni i kanë mohuar vazhdimisht.

Stafi i ambasadës ruse u lejua në të njëjtën ditë të vizitonte Vladimir Dunaev, një rus i cili është në ndalim paraprak në Ohio me akuzën e kryerjes së krimeve kibernetike.

Kremlini tha këtë javë se kishte kontaktuar me Shtetet e Bashkuara në lidhje me çështjen Gershovitch, por shtoi se “ato duhet të kryhen dhe të vazhdojnë plotësisht në heshtje”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!