“Kurti nuk do ta takojë Ramën”, Behrami: Kryeministri i Shqipërisë, lider i denjë për Perëndimin

schedule14:03 - 6 Korrik, 2023

schedule 14:03 - 6 Korrik, 2023

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami i ftuar në një lidhje skype me “Tirana Live”, u shpreh se sipas të gjitha gjasave Kurti nuk do ta takojë ditën e sotme Ramën.

Ai shtoi se vizita e Ramës në Rajon nuk është vetëm simbolike, por edhe përmbajtësore  dhe është pikërisht kjo e dyta që ndikon në këtë vendim të Kurtit.

Behrami tha se Rama shihet nga Perëndimi si i vetmi lider i denjë në Rajon.

“Unë mendoj që vizita e Ramës në Rajon është një vizitë jo vetëm simbolike, por ka një karakter përmbajtësore, meqë Rama po shihet në Perëndim si lideri i vetëm i denjë.

Dhe kjo vizitë nuk është vetëm simbolike, por ka për qëllim të flitet edhe për përmbajtje. Dhe kur është puna për përmbajtje unë mendoj që Kurti nuk është i interesuar, ai është i interesuar në simbolika.

Insistimi i Kurtit për mbledhjen e qeverive, vjen pasi ai është i apasionuar pas simbolikave. Duke parë situatën mendoj që Kurti nuk do ta takojë Ramën.

Rama ka bërë mirë që ka dërguar marrëveshjet, ata duhet vetëm të nënshkruhen pasi janë paradakordësuar.

Kështu nuk ka asnjë pengesë që takimi të zhvillohet, por në Prishtinë një qeveri ka vetëizoluar vetën nga Perëndimi dhe Rajoni dhe ka vetëizoluar edhe 3 kryetarët në veri” tha ai.

Ish-këshilltari u shpreh se Kurtin nuk po e kuptojnë jo vetëm analistët në Kosovë, por askush në Perëndim, me bindjen e tij për të mos dëgjuar askënd.

Ai tha se Kosova nuk mund të mbijetojë pa miq dhe vëllezër

“Kurtin nuk po e kuptojmë jo vetëm ne analistët, por nuk po e kupton askush në Perëndim. Ai ka izoluar veten në idetë e veta dhe nuk dëgjon askënd.

Një izolim i tillë është i dëmshëm për Kosovën. Kosova është vendosur në një situatë që kurrë më parë.

Megjithatë presidentja Osmani dhe liderë të tjerë do ta presin Ramën në Prishtinë. Ky është një lajm i mirë.

Shqipëria ka qenë në vazhdimësi që nga shpallja e pavarësisë, por edhe më parë ka qenë në mbështetje të saj, pavarësisht se kush ka qenë në krye të qeverisë.

Tani kemi për herë të parë një përkeqësim të raporteve, që e dobëson Kosovën. Kosova nuk mund të mbijetoi pa miq dhe pa vëllezër,”shtoi Behrami.r.t/abcnews.al