Ministria e Jashtme e Rusisë këtë të enjte ka deklaruar se ka dëbuar nga vendi nëntë diplomatë nga Finlanda, fqinji i Rusisë dhe anëtari më i ri i NATO-s, në një masë hakmarrëse.
Mediat e huaja shkruajnë se ministria ruse kishte thirrur ambasadorin finlandez për të protestuar ndaj asaj që e përshkroi si qëndrim anti-rus të Helsinkit.
Finlanda njoftoi muajin e kaluar se po dëbonte nëntë diplomatë rusë, duke i akuzuar ata se punonin në misionet e inteligjencës./abcnews.al