Drejtori sportiv i Interit, Pietro Ausilio, iu përgjigj një pyetjeje nëse Romelu Lukaku do të vazhdojë të mbajë fanellën e Interit.
Pasi bëri të qartë se Interi dëshiron ta ketë në listën e sulmuesit belg në sezonin e ri, pasi ka kontaktuar tashmë me Chelsea, ai zbuloi se londinezët nuk janë të prirur ta huazojnë atë përsëri.
Inter director Ausilio: “Lukaku knows we want him back here. We’re trying to find a solition. He’s at Chelsea and we are in contact — they told us that he’s NOT available on loan”. ?? #CFC
“We are exploring conditions for a permanent move, let’s see later in the window”. pic.twitter.com/De3lK2qpdc
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 5, 2023
“Lukaku e di që ne duam që ai të kthehet. Ne po mundohemi të gjejmë zgjidhjen. Ai është në pronësi të Chelsea, me të cilin ka kontratë dhe na është thënë se nuk është i disponueshëm për huazim. Jemi duke shqyrtuar mundësinë që ta marrim në një transfertë normale, por do të duhet të presim deri në vazhdimin e afatit kalimtar”, tha ai.
Chelsea nënshkroi me Lukakun nga Interi në verën e vitit 2021 për 113 milionë euro, me Nerazzurrët që e morën atë në huazim një vit më vonë. Gjatë sezonit të kaluar, sulmuesi belg shënoi 14 herë në 37 paraqitje. /G.D abcnews.al/