Pas arritjes së marrëveshjes mes klubeve dhe lojtarit, qendërmbrojtësi korean, Kim Min-Jae do të zhvilloj ditën e nesërme, vizitat mjekësore para nënshkrimit të kontratës së re me “bavarezët” e Bayern Munich.
Gjithçka u bë e ditur nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Florian Plettenberg, i cili tha se mjekët e klubit të Mynihut kanë fluturuar drejt Koresë së Jugut, ku lojtari po kryen aktualisht ushtrinë dhe do të kryejnë kontrollet e nevojshme.
Ndërkaq, kujtojmë se “shtatlarti” i mbrojtjes do t’i kushtojë “bavarezëve” të Bayern Munich, plot 50 milionë euro, ndërsa përsa i përket kontratës personale me klubin, Kim do të përfitoj 12 milionë euro bruto, përgjatë 5 viteve të kontratës. /i.m /abcnews.al