Kombëtarja e “3 luanëve” ka vazhduar paraqitjet e saj fantastike në Kampionatin Evropian për të rinj, Euro U-21, teksa në gjysmë-finalet e këtij kompeticioni ka mundur përfaqësuesen e Izraelit me rezultatin e thellë 0 me 3.
Sipari i golave u hap që në fundin e pjesës së parë, me “fantazistin” e Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White, që mposhti portierin izraelit në minutën e 42’-të të sfidës, duke i dhuruar “3 luanëve” avantazhin pak para hyrjes në dhomat e zhveshjes.
Me fillimin e pjesës së dytë, Kombëtarja angleze arriti të shënojë edhe 2 herë në portën e kundërshtarëve, fillimisht me anë të talentit të Manchester City, Cole Palmer në minutën e 63’-të të sfidës e më pas me sulmuesin e Aston Villa, Cameron Archer në minutën e 90’.
Falë këtij rezultati, “tre luanët” rikthehen në finalen e këtij kompeticioni, pas finales së fundit të arritur në vitin 2009 dhe e vetmja gjë çka pritet tashmë është emri i kundërshtarit të anglezëve, i cili do të mësohet mbrëmjen e sotme, pas përfundimit të sfidës, Spanjë-Ukrainë. /i.m /abcnews.al