Një aksident me pasoja tragjike ndodhi pasditen e së premtes në kryeqytet. Policia e Tiranës ka njoftuar se një motoçikletë humbi kontrollin dhe është përplasur me një automjet të parkuar në rrugën “Stavri Themeli”.
Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës./abcnews.al