Ka reaguar turisti 27 vjeçar i cili një javë më parë gjatë një vizite në Itali, kishte gdhendur inicialet e emrit të të dashurës së tij në një mur të Koloseut.
I riu Ivan Dimitrov, gjimnast nga Bullgaria, ka kërkuar falje në lidhje me veprimin e tij dhe ka pretenduar se e bëri atë që bëri sepse nuk e dinte që vendi ishte monument arkeologjik.
Përmes videove të publikuara në rrjetet sociale turisti bullgar shihej duke gdhendur emrin e tij dhe të dashurës së tij me një çelës në një mur të brendshëm të amfiteatrit të lashtë romak.
Njëzet e shtatë vjeçari Ivan Dimitrov, gjimnast nga Bullgaria, i cili jeton përgjithmonë në Bristol të Britanisë së Madhe , u identifikua pas një përpjekjeje të madhe nga policia italiane, Shoqata Italiane e Hoteleve dhe punonjësit e Koloseut gati të gjobitet me tetëmbëdhjetë mijë euro.
Në letrën e tij drejtuar kryetarit të bashkisë së Romës Roberto Gualtieri dhe banorëve të Qytetit të Përjetshëm, Dimitrov u kërkon falje të gjithë atyre që “me përkushtim dhe sakrificë mbrojnë vlerën e paçmuar historike dhe kulturore të Koloseut”, ndërsa në të njëjtën kohë shton se “ ai nuk e kuptoi se ishte në këtë vend të njohur dhe vetëm atëherë u njoftua se ishte një monument antik.
This tourist ruined a brick of Rome’s Colosseum built 20 centuries ago. If anyone recognizes him, warn the Italian police forces to identify him and report him for crimes against cultural heritage… Thanks
#Colosseo #Roma #Rome #Italia #Italy pic.twitter.com/8avPRnNJH7— Такси Milan ❤️? (@SergioSierra67) June 26, 2023
27-vjeçari në letrën e tij të shkurtër i kërkon falje “italianëve por edhe gjithë botës” për dëmin që i shkaktoi një monumenti që është pjesë e trashëgimisë ndërkombëtare. /abcnews.al