Ndërsa klima vazhdon të ndryshojë nga gazrat që lëshohen në ajër, gjithnjë e më shumë njerëz po rrezikohen nga tymi vdekjeprurës i zjarreve, sipas shkencëtarëve.
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po “shkrumbohet” 3 herë më shumë nga zjarret se çdo vit në krahasim me vitet 1980 dhe studimet parashikojnë që situata do vazhdojë të përkeqësohet.
Ndërsa shumë njerëz të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur mund të pyesin veten nëse ky është një “normaliteti i ri”, disa shkencëtarë thanë për AP se problemi i tymit dhe zjarreve do të përkeqësohet në mënyrë progresive derisa bota të reduktojë ndjeshëm emetimet e gazrave serrë, gjë që nuk ka ndodhur pavarësisht negociatave ndërkombëtare dhe synimeve të larta.
Zjarret në Amerikën e Veriut po përkeqësohen, duke djegur më shumë hektarë tokë. Edhe para korrikut, tradicionalisht muaji më me shumë zjarre për vendin, Kanadaja ka vendosur një rekord për shumicën e sipërfaqeve të djegura me 31,432 milje katrorë, që është gati 15% më e lartë se rekordi i mëparshëm.
Sipas studimeve të shumta, shtimi i zjarreve në Amerikën e Veriut ka të bëjë me ndryshimet klimatike.
“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me zjarret dhe tymin, ky është realiteti i ri,” tha Flanniganm një shkencëtar.
Zjarret në SHBA mesatarisht djegin rreth 12,000 milje katrorë në vit. Nga viti 1983 deri në vitin 1987, kur Qendra Kombëtare Ndërinstitucionale e Zjarrit filloi të mbante statistika, vetëm rreth 3,300 milje katrorë digjeshin çdo vit.
Gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë një rekord të ulët 2020, në Kanada janë djegur mesatarisht 12,279 milje katrorë, që është tre herë e gjysmë më e madhe se mesatarja e viteve 1983-1987.
Zjarret që kanë prekur këtë vit në Kanadanë perëndimore janë në modelet e parashikuara nga shkencëtarët dhe modelet kompjuterike për vitet 2030 dhe 2040.
Nëse pjesa lindore e Kanadasë po digjet, kjo do të thotë se përfundimisht, dhe ndoshta më shpejt nga sa mendonin studiuesit, do të digjen edhe shtetet lindore të SHBA-së.
Amerika ka regjistruar më shumë zjarre në të kaluarën, por kjo sepse njerëzit nuk u përpoqën të ndalonin zjarret dhe se zjarret përbënin më pak një kërcënim.
Perëndimi kishte regjistruar zjarre më të mëdha dhe të vazhdueshme deri në mesin e shekullit të 19-të, por më pas qeveria amerikane u përpoq të shuante çdo zjarr pas zjarrit të madh në Yellowstone të vitit 1910.
Sa më i ngrohtë të bëhet Arktiku dhe sa më shumë borë dhe akull do të shkrihet, dhe duhet të rikujtojmë se Arktiku po ngrohet tre herë më shpejt se pjesa tjetër e Tokës.
Për njerëzit e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur dhe tymit të zjarreve kërcënimet në rritje për shëndetin janë pjesë e realitetit të ri.
Zjarret e egra ekspozojnë rreth 44 milionë njerëz në vit në mbarë botën ndaj ajrit të ndotur, duke shkaktuar rreth 677,000 viktima në vit me pothuajse 39% prej tyre fëmijë, sipas një studimi të vitit 2021 nga Mbretëria e Bashkuar.
Rreziku i vdekjeve u rrit me 14% dhe akoma më shumë, 35%, për të rriturit e moshës 45 deri në 64 vjeç. Bazuar në disa studime, 4 miliona persona humbin jetën në mbarë botën nga ndotja e ajrit dhe gati 48 mijë janë regjistruar në SHBA në vitin 2019.
Grimcat e vogla që përbëjnë një nga ndotësit kryesor të tymit nga zjarrit, të quajtur PM2.5, janë të madhësisë së duhur për t’u futur thellë në mushkëri dhe më pas në gjak.
Përtej syve të irrituar dhe gërvishtjeve të fytit, frymëmarrja e rënduar mund të krijojë probleme afatgjata në të gjithë trupin, duke përfshirë astmën dhe COPD, si dhe ndikimet në funksionin e zemrës, trurit dhe veshkave.
/abcnews.al