Kaloi ilegalisht kufirin, policia e Kosovës ndalon Aleksandër Jabllanoviçin

schedule12:17 - 5 Korrik, 2023

schedule 12:17 - 5 Korrik, 2023

Policia e Kosovës ka ndaluar të martën për kalim ilegal të kufirit ish-ministrin për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç.

Jabllanoviç, i cili ishte i shoqëruar me gruan dhe fëmijët e tij, kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative.

Policia e Kosovës deklaroi përmes një njoftimi, se Jabllanoviç është liruar me procedurë të rregullt.

“Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!