Pasi arritën të fitonin “derbin” e parë jashtë fushe ndaj “kuqezinjve” të Milan, duke siguruar kartonin e sulmuesit francez, Marcus Thuram, tashmë “zikaltërit” e Inter janë shumë pranë nënshkrimit me një tjetër objektiv të Milan.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Sassuolo, Davide Frattesi, i cili sipas raportimeve të mediave italiane dhe gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano është shumë pranë kalimit tek Inter, me bordin e Sassuolo, që ka pranuar ofertën e “zikaltërve”.
Sipas mediave, “zikaltërit” kërkuan huazimin e mesfushorit me detyrim blerje për 25 milionë euro, si dhe kartonin e 22-vjeçarit të sulmit, Samuele Mulattieri, i cili vlen 8 milionë euro, duke e çuar ofertën në 33 milionë euro, shifër kjo e kënaqshme për Sassuolo-n.
Tashmë e vemtja gjë çka mbetet është arritja e marrëveshjes me klubit dhe lojtarit, mirëpo pritja nuk duket të jetë e gjatë, me agjentin e Davide Frattesi, Giuseppe Riso, që është duke diskutuar detajet e fundit me bordin “zikaltër”. /i.m /abcnews.al