Shtatë persona u plagosën në një fluturim të Hawaiian Airlines për në Sydney, Australi, pasi avioni përjetoi turbulenca të forta, konfirmoi linja ajrore.
Turbulenca ndodhi rreth pesë orë pasi avioni u ngrit nga Honolulu të premten pasdite, tha një zëdhënës i Hawaiian Airlines për CNN. Kur fluturimi gati 11-orësh u ul në Sydney, stafi mjekësor i aeroportit trajtoi të plagosurit, duke përfshirë pasagjerët dhe ekuipazhin, tha zëdhënësi.
“Prioriteti ynë i menjëhershëm është të vazhdojmë të kujdesemi për pasagjerët dhe ekuipazhin tonë të prekur nga kjo ngjarje dhe falënderojmë ekipin mjekësor në Aeroportin e Sidneit për ndihmën e tyre të shpejtë”, tha linja ajrore.
Administrata Federale e Aviacionit po heton incidentin.