SHBA, dyfishohet shkalla e vdekshmërisë së nënave gjatë lindjes

schedule16:18 - 4 Korrik, 2023

schedule 16:18 - 4 Korrik, 2023

Një studim zbulon se në 20 vitet e fundit në SHBA është dyfishuar shkalla e vdekshmërisë gjatë lindjes dhe në vitin pasardhës. Sipas lajmit të BBC-së, janë publikuar të dhënat nga studimi i organizatës “Mass General Brigham” i udhëhequr nga Allison Bryant rreth të dhënave për shkallën e vdekshmërisë në lindje dhe brenda një viti në vend.

Studimi, i cili analizoi të dhënat e vdekshmërisë amtare nga viti 1999 deri në vitin 2019, u fokusua në 5 grupe të ndryshme racore dhe etnike në vend. Si rezultat i studimit, u konstatua se shkalla e vdekshmërisë amtare për 100 mijë lindje, e cila ishte 12.7 në vitin 1999, u rrit në 32.2 në vitin 2019.

Ndër të gjitha grupet racore dhe etnike, vdekjet e nënave ishin më të lartat në shtetet në jug të vendit, ndërsa shkalla e vdekjeve në lindje ose në një vit pas lindjes, veçanërisht për personat indigjenë, arriti nivele rekord.

Në studim theksohet se shkalla e vdekjes së grave me ngjyrë në lindje dhe pas lindjes është rritur. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë amtare për 100 mijë lindje vërehet tek gratë afro-amerikane ndërsa ky numër është trefishuar në disa shtete verilindore në 20 vitet e fundit.

Racizmi strukturor është efektiv në shkallën e vdekshmërisë së nënave.

Dr. Bryant tha se rritja e shkallës së vdekshmërisë amtare është si pasojë e shërbimeve shëndetësore dhe aksesit në shërbime shëndetësore ndërsa në rritjen në fjalë ka ndikuar edhe racizmi strukturor në vend.

Ai paralajmëron se mund të ketë rritje të shkallës së vdekshmërisë amtare në mbarë botën pas vitit 2019 për shkak të COVID-19. Hulumtimi u botua në “The Journal of the American Medical Association”.