Dy plagosje me thikë në Vlorë, policia kap autorët

schedule13:09 - 4 Korrik, 2023

schedule 13:09 - 4 Korrik, 2023

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi tentuan që të vrasin me thikë dy persona të tjerë.

Sipas policisë mësohet se në pranga ka rënë një 36 vjeçar i cili për motive të dobëta kishte goditur me thikë n jë 65 vjeçar banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 36 vjeçarit, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës (thikë), një 65 vjeçar, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu i arrestuar është edhe një 38 vjeçar I cili ka goditur me thikë kunatin e tij 29 vjeçar dhe I ka dëmtuar automjetin.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë edhe një 38 vjeçar, banues në fshatin Shushicë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, kunatin e tij, 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe i ka dëmtuar automjetin”, sqaron policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!