OKB miraton planin e Japonisë, uji i centralit bërthamor të Fukushimës do të derdhet në det

schedule12:01 - 4 Korrik, 2023

schedule 12:01 - 4 Korrik, 2023

Një mbikëqyrës i OKB-së ka aprovuar planin e Japonisë për të derdhur ujin e centralit bërthamor Fukushima në det. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, derdhja e ujit të centralit në det nuk do të ketë një impakt në mjedis.

Drita jeshile e IAEA vjen në një kohë kur plani i Tokios është kundërshtuar nga Pekini dhe Seouli. Godina e Fukushima-s nuk ka më hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur ujin që përdorej dikur për të ftohur reaktorët nuklearë.

Japonia nuk ka njoftuar ende një plan sesi do të bëhet derdhja e ujit dhe projekti ka nevojë po ashtu për një aprovim nga një tjetër rregullator.

Kujtojmë se në 2011, një cunami i shkaktuar nga një tërmet me magnitutë 9.0 përmbyti tre nga reaktorët e Centralit Bërthamor Fukushima. Ngjarja u cilësua si një nga katastrofat më të mëdha bërthamore në botë që pas Çernobilit.

Pas cunamit, mbi 150,000 njerëz u evakuuan nga zona e përjashtimit rreth e qark centralit, urdhër ky që mbetet ende në fuqi. Operacioni i pastrimit i ka kushtuar qeverisë së Japonisë triliona yen dhe pritet që të zgjasë për 40 vite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!