Inter këtë merkato verore ka vetëm tre lojtarë si prioritet për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.
I pari në listë është padyshim Romelu Lukaku. Pas përfundimit të huazimit të tij me zikaltërit, belgu është rikthyer te Chelsea, por valixhet nuk i ka boshatisur ende. Lukaku dëshiron të qëndrojë tek Inter dhe Interi e do me patjetër në skuadër. Zikaltërit kanë tashmë gati planin për të bindur Chelsea dhe brenda kësaj jave pritet që oferta zyrtare të dorëzohet mbi tavolinën e klubit anglez. 5 milionë euro për huazimin dhe 30 milionë për blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit. Kujtojmë që Lukaku ka refuzuar edhe oferta faraonike nga klubet saudite.
I dyti në listë është mesfushori italian Davide Frattesi i Sassuolos. Pas largimit të Marcelo Brozovic te Al Nassr, zikaltërit tashmë duan të transferojnë mesfushorin e ri të talentuar, por sigurisht nuk është e thjeshtë për shkak se interesimi për lojtarin është i lartë. Sassuolo kërkon të paktën 40 milionë euro në total për ta lënë të lirë, dhe Inter po punon për të bindur Sassuolon.
I treti në listë është Demiral, qendërmbrojtës turk i Atalantas. Skriniar u largua nga Interi zyrtarisht me parametra zero në drejtim të PSG-së. tashmë, zikaltërit duan të zëvendësojnë sllovakun. Në fillim ishin shumë pranë transferimit të spanjollit veteran Azpilicueta, por ish-lojtari i Chelsea zgjodhi Atletico Madrid. Kështu, Inter do të tentojë turkun këtë merkato, por fillimisht, sipas rendit, Marotta dhe Ausilio do të fokusohen fillimisht te Lukaku, më pas Frattesi dhe në fund Demiral./h.ll/abcnews.al