Gentjan Bejtja që dyshohet të jetë objektiv i atentatit në Larushkë të Krujës, është person me precedentë të theksuar kriminal në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.
Vite më parë, ai ka shërbyer në radhët e uniformave në Krujë, por dha dorëheqjen nga policia.
Bejtja është arrestuar disa herë nga ish kolegët për vepra të ndryshme penale, ndërsa i ka shpëtuar edhe edhe dy atentateve të mëparshme, herën e parë tritolvënies në makinë, dhe të dytit breshërisë së plumbave.
Fillimisht ai u arrestua në shkurt të vitit 2013, pasi dyshohej se bashkë me Enver Stafukën që rezulton i zhdukur prej afro një dekade, kishin vjedhur automjetin automjetin tip BMË që u përdor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në Tiranë.
Gjatë fazës së hetimeve, gjykata caktoi detyrim paraqitje për Gentjan Bejtjan dhe në përfundim, ai mori pafajësi nga Gjykata e Lartë, me argumentin se prokuroria nuk siguroi prova të mjaftueshme për ta fajësuar atë.
Pak kohë më pas ai u arrestua sërish, pasi në makinë iu gjet një armë zjarri, për të cilën në atë kohë deklaronte se e mbante për vetëmbrojtje.
Gentjan Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilisas Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentati ndaj banesës së Markelen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.
Atentatit të parë, Bejtja i ka shpëtuar në vitin 2016, kun ë mjetin tip Tuareg që ai udhëtonte në Krujë, i ishte vendosur lëndë plasëse tritol. Në atë ngjarje, Bejtja mbeti i lënduar lehtë.
Ndërsa në janar të vitit 2022, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij i shoqëruar me Klodian Stafukën, ndaj tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi. Ngjarja vitin e shkuar ndodhi në Nikël, ku Bejtja që drejtonte edhe mjetin mbeti i plagosur ./abcnews.al