Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka vlerësuar masat e marra nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës në aspektin ekonomik, diplomatik dhe politik si nga më të rëndat.
Sipas kësaj Aleance Kosova pritet të humb 500 milionë euro financim, mbështetje dhe eksporte deri në fund të vitit si pasojë e këtyre masave të marra nga Brukseli, pasi qeveria e vendit nuk veproi bazuar në kërkesat që ndërkombëtarët kishin për uljen e tensioneve në katër komunat e Veriut.
Masat e marra ndaj Kosovës që i janë komunikuar Qeverisë së Albin Kurtit nga Bashkimi Europian në aspektin ekonomik përfshijnë përjashtimin e Prishtinës zyrtare nga fondi dy miliardë euro I Brukselit për rajonin, si dhe pezullim I fondeve IPA.
Një tjetër masë e BE është edhe përjashtimi nga programi e ri për rajonin Europa dixhitale. Më 30 qershor në Bruksel marrëveshja për programin e ri financues të BE prej gati 7.5 miliardë euro u firmos vetëm mes Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe MAlit të Zi.
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka deklaruar se vendet që janë të sanksionuara nga Perëndimi, nuk mund të tërheqin invetime të huaja dhe e gjitha kjo sjell që të ketë zvogëlim të rrijtjes ekonomike si dhe dëme në imazhin e Kosovës./abcnews.al