I konsideruar si një ndër talentet më të mëdhenj të mesfushës për të ardhmen, pas një sezoni fantastik me spanjollët e Celta Vigo, 21-vjeçari spanjoll, Gabri Veiga është në qendrën e vëmëndjes të “gjigandëve” evropianë të futbollit.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidët britanikë, pas Chelsea, Liverpool, Manchester City e Barcelona, tashnë në garë për spanjollin kanë hyrë dhe “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain.
Javët e fundit, kampionët e Ligue 1 kanë nisur të punojnë më aktivisht për transferimin e 21-vjeçarit, por ende nuk e kanë vendosur nëse do e aktivizojnë klauzolën e talentit spanjoll, e cila vlen plot 40 milionë euro.
Ndërkaq, kujtojmë se sezonin që lamë pas, i cili ishte dhe “debutuesi” për Gabri Veiga, me fanellën e Celta Vigo, 21-vjeçari arriti që të shënojë plot 11 gola, si dhe të dhurojë 4 asistime në 36 përballjet e zhvilluara në La Liga. /i.m /abcnews.al