Hetime për incidentin në Fushë-Krujë, Disiplina vendos

schedule14:36 - 20 Shtator, 2019

schedule 14:36 - 20 Shtator, 2019

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur mbi parregullsitë e hasura gjatë fundjavës në ndeshjet e luajtura në Kategorinë e Parë, si dhe për sfidat e Kupës. Pritej një vendim në lidhje me atë që ndodhi në sfidën Kastrioti-Egnatia, ku shfaqet drejtori Gazmend Vogli duke debatuar me gjyqtarin e katërt. Jo vetëm kaq, por edhe zgjat duart drejt tij. Në Krujë pretendojnë se Zhuli nuk është goditur.

Momentalisht nuk ka një vendim për këtë, pasi pritet që palët të japin deklaratat e tyre para Komisionit të Disiplinës. Gjithsesi nuk është kursyer zyrtari i Egnatias, Eduard Thartori, i pezulluar me 8 ndeshje.

Në listën e vendimeve të marra bie në sy edhe fitorja e Apolonisë në tavolinë kundër Kamzës, që nuk u paraqit në ndeshjen e Kupës. Turbina ia ka hedhur me një paralajmërim, ndërkohë që është dënuar Ergys Kuçi i Orikut.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
– KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me KF “Apolonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

– KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

– Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduard Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Oriku”, Ergys Kuçi, për protesta ndaj vendimeve zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

– Çeljen e hetimit disiplinore për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë midis “ Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!