Ansu Fati refuzon Portugalinë, mësohet kombëtarja e talentit

schedule14:24 - 20 Shtator, 2019

schedule 14:24 - 20 Shtator, 2019

Ansu Fati është një prej të rinjve që ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve katalanas. Sulmuesi, i cili në fund të muajit tetor mbush 17 vjeç, po spikat me Barcelonën. I riu ka arritur të shënojë dy gola në tre ndeshje, ndërkohë që së fundmi ka vendosur edhe për cilën kombëtare do të luajë.

Fati ka refuzuar Guinea Bisau dhe Portugalinë, me mesazhin e qartë që zgjedhja e tij është Spanja. Së fundmi ai është pajisur me pasaportë spanjollë. Federata Spanjolle e Futbollit kishte përshpejtuar procedurat dhe kështu “rrëmben” një talent që mund t’i japë shumë kombëtares në të ardhmen.

Sulmuesi pritet t’i bashkohet Spanjës U17 dhe të marrë pjesë në kampionatin botëror të 17-vjeçarëve, që zhvillohet në Brazil gjatë muajit tetor. Ai do të humbë katër ndeshje me Barcelonën, tre në kampionat dhe një në Champions League kundër Slavia Prague. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!