Më 1 qershor të vitit 2020 Shqipëria do të jete vendi i parë europian pa qese plastike. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi e shpalli nismën nga auditoret e Universitetit “Aleksandër Moisiu”.
“Qesja e fundit”! Kjo është nisma e fundit e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Ministri Blendi Klosi e prezantoi ne auditorin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit nga ku tregoi dhe synimin e tij.
“Ka ardhur koha që si disa vende të tjera që janë më të avancuar në këtë aspekt por si të gjitha vendet që po shkojnë me shpejtësi drejt këtij reduktimi edhe Shqipëria të shënojë në 1 qershor të vitit 2020 vendin e parë europian pa qese plastike.”
Nisma qe ka per synim eleminimit tërësor të plastikës një përdorimshe pranverën e vitit të ardhshëm do të konsultohet me të rinj, akademikë, shoqëri civile e grupe interesi dhe do te shoqerohet me ashepersimi te ligjit.
“Ne kemi zgjedhur turizmin të jetë industria jonë kryesore, ekonomia që prodhon të ardhura për kaq shumë shqiptarë, kemi zgjedhur turizmin që të jetë biznesi i 10-20 viteve të fundit për këtë vend dhe në kuadër të vërejtjes së parë që bëjnë turistët në Shqipëri, pra të qeseve plastike kudo dhe papastërtisë, ne duhet të marrim vendime të forta të cilat i shërbejnë një Shqipërie turistike por edhe një Shqipërie të pastër ambjentalisht.”
Ministri Klosi ftoi qytetarët të kontribuojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe të refuzojnë që t’u shërbehet me materiale plastike. /ABC News Albania 24/7