Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pushtimi rus i Ukrainës/ Austria forcon mbrojtjen, merr vendimin historik

schedule09:23 - 3 Korrik, 2023

schedule 09:23 - 3 Korrik, 2023

Austria synon t’i bashkohet programit të mbrojtjes ajrore “Sky Shield”, si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.

“Situata e kërcënimit është rritur jashtëzakonisht shumë për shkak të luftës agresive ruse në Ukrainë.  Prandaj, Austria do t’i bashkohet nismës europiane të mbrojtjes ajrore Sky Shield”, tha Ministri i Jashtëm austriak, Karl Nehammer.

Nehammer ka siguruar që ky program do të ofrojë mbrojtjen e nevojshme të hapësirës ajrore, e cila parandalon rrezikun në mënyrë efektive.



Data e hyrjes së Austrisë në këtë program nuk është ende e qartë sepse “kriteret se si mund të marrë pjesë Austria janë duke u diskutuar aktualisht”, tha ministri në llogarinë e tij në Twitter, ku ai gjithashtu theksoi se “neutraliteti i Austrisë nuk do të preket”.

Klaudia Tanner, ministre e Mbrojtjes austriake, theksoi, sipas rrjetit austriak ORF, se “ky është një moment historik në historinë e politikës së mbrojtjes”.

Dy ministrat kanë vënë në dukje rëndësinë e përfshirjes së vendit të tyre në programin “Mburoja e Qiellit” dhe kanë ripërsëritur angazhimin e tyre për bashkëpunim:

Iniciativa “Sky Shield

Ky program europian i mbrojtjes ajrore për territorin, i frymëzuar nga modeli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u promovua nga Gjermania pasi mësoi për pushtimin rus të Ukrainës dhe lindi me qëllimin për të mbyllur boshllëqet në mburojën mbrojtëse të Europës të integruar në sistemin e mbrojtjes së NATO-s. Kjo nismë shërben si mbrojtje për raketat e lëshuara nga Rusia.

Me synimin për të forcuar Europën veriore, që nga tetori i kaluar kanë marrë pjesë vende si Belgjika, Bullgaria, Finlanda, Norvegjia, Holanda dhe Republika Çeke, ndër të tjera.

Danimarka dhe Suedia iu bashkuan këtij projekti shkurtin e kaluar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!