Protestat në Francë/ Macron mbledh ministrat për të diskutuar sigurinë në vend

schedule22:39 - 2 Korrik, 2023

schedule 22:39 - 2 Korrik, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një takim në lidhje me situatën e sigurisë në vend me me kryeministren franceze Elisabeth Borne, ministrin e brendshëm Gerald Darmanin dhe ministrin e drejtësisë Eric Dupond-Moretti këtë mbrëmje.

Mijëra njerëz janë arrestuar në pesë netë protestash në përgjigje kundër vrasjes së 17-vjeçarit Nahel Merzouk në Nanterre në periferi të Parisit nga policia.

Trazirat e kanë detyruar Macron të shtyjë atë që do të ishte vizita e parë shtetërore në Gjermani nga një president francez për 23 vjet, duke filluar të dielën në mbrëmje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!