Vrau të atin me çekic, Apeli lë në fuqi dënimin 21 vite burg për Selman Aliajn

schedule12:09 - 20 Shtator, 2019

schedule 12:09 - 20 Shtator, 2019

Gjykata e Apelit për krime të rënda la në fuqi dënimin me 21 vite burg të dhënë nga gjykata e shkalles së parë për Selman Aliajn, i cili dy vite më parë vrau të atin Fejzi Aliaj.

29 vjeçari kishte ankimuar vendimin, por sërish apeli nuk e ndryshoi verdiktin për të, duke bërë që i riu të mbetet në burg edhe për dy dekada të tjera.

Krimi i rëndë në familjen e ardhur nga Kukësi ndodhi në 22 dhjetor 2017 në banesën e tyre në Shkozë, në periferi të kryeqytetit.

Djali qëlloi të atin me çekiç në kokë, duke i marrë jetën dhe më pas trupin e hodhi në një liqen aty pranë. Pas gjetjes së trupit të viktimës dhe arrestimit të autorit, 29 vjeçari Selman Aliaj tha se e kishte qëlluar të atin pasi ai e keqtrajtonte, madje kishte synim edhe të fejuarën e tij. /ABC News Albania 24/7