Vlora duket se është kthyer në qendër të vëmendjes për turistët e huaj.
Këtë të dielë në qytetin bregdetar ka mbërritur moto yahti Kingdom 5 me 56 persona total ne bord, me gjatësi 86m dhe gjerësi 13.2m, me flamur të Arabisë Saudite.
Mësohet se yahti ka ardhur nga porti i Tivat – Mal i zi dhe ka për destinacion Corfu – Greqi.
M/Y Kingdom 5 ka vendosur Vlorën ne turin turistik të bukurive të brigjeve Shqiptare./abcnews.al