Irani i ka bërë thirrje qeverisë franceze që të “ndalojë trajtimin brutal” të qytetarëve të saj dhe të “tregojë vetëpërmbajtje” pas trazirave të shkaktuara nga vrasja e një djali 17-vjeçar nga një oficer policie .
“Ne rekomandojmë qeverinë franceze dhe policinë që t’i kushtojnë vëmendje kërkesave të protestuesve dhe të tregojnë përmbajtje, duke shmangur çdo dhun ,” tha në një mesazh në Tëitter zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani.
“Qeveria franceze duhet të ndalojë trajtimin e dhunshëm të qytetarëve të saj duke respektuar parimet njerëzore, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për të demonstruar në mënyrë paqësore,” shtoi ai .
Ministria iraniane u kërkoi gjithashtu iranianëve të shmangin ” udhëtimet jo thelbësore në Francë për shkak të krizës aktuale”. Mediat iraniane i kanë kushtuar një raportim të gjerë incidenteve që kanë shpërthyer në Francë. Autoritetet iraniane kishin kritikuar mesazhet e solidaritetit të dërguara nga vendet europiane për lëvizjen protestuese që shpërtheu në Iran në vjeshtë, pas vdekjes së Mahsha Amini.
Më 14 tetor, Kanani denoncoi “ndërhyrjen” e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili kishte shprehur mbështetjen e tij për protestuesit.
Gjatë kësaj lëvizjeje u vranë qindra njerëz dhe mijëra u arrestuan.
/abcnews.al