Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale disa pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të rindërtuar. Kreu i qeverisë thotë se po mbyllen detajet e fundit ndërsa e cilëson projektin si unikal.
“Dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama.