Fonseca zbulon “sekretin”: Si e binda Dzekon të qëndrojë

schedule11:28 - 20 Shtator, 2019

schedule 11:28 - 20 Shtator, 2019

Edin Dzeko ishte një nga kërkesat kryesore të Antonio Contes për përforcimin e sulmit të Interit. Zikaltrit tentuan me çdo mënyrë, por Roma rezistoi deri në fund dhe “gjiganti” boshnjak vazhdoi aventurën e tij në kryeqytetin italian.

Verdhekuqtë e Paulo Fonsecas e nisën në mënyrë perfekte aventurën në Europa League. Roma mposhti turqit e Basaksehir me një poker golash. Dzeko shënoi sërish, duke u ngjitur në kuotën e 3 golave këtë sezon (2 i ka shënuar në kampionat).

Trajneri i Romës është ndalur te situata e bomberit 33-vjeçar dhe tregon se si arriti ta bindë që të qëndrojë. “Kam biseduar pafund me të. Ishte tepër e rëndësishme t’i shpjegoja se klubi, shokët dhe të gjithë tifozët donin që ai të qëndronte me ne. Futbolli im është ideal për karakteristikat e tij dhe ai është pika jonë e referimit në sulm”, përfundon trajneri portugez i Romës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!