Kruja është një nga hot spotet më të rëndesishme për turistët e huaj që vizitojnë Shqiperinë. Rrugët e kalldrëmta të pazarit karakteristik janë të mbushura me vizitorë.
Turistët janë nga vende të ndryshme të Europës si Polonia, Italia, Spanja dhe Gjermania, por nuk mungojnë edhe vizitorë aziatikë nga Kina, Indonezia dhe Japonia.
Shprehin interes për historine e heroit kombëtar Skënderbeut si dhe traditën krutane.
“Kam zgjedhur Krujën sepse është një qytet historik. Eshtë shumë ndryshe nga qytetet e tjera në Shqipëri. Me pëlqen kalaja dhe pazari. Kam degjuar për Skenderbeun, mbrojti shqiptaret nga osmanët. Do të vizitoj edhe Shkodrën, Sarandën, Gjirokatrën. Më pelqen Shqipëria, është hera e dytë që e vizitoj”.
Dëshira Masha është një ndër endëset e njohura në Krujë, e cila prej 45 vitesh ushtron këtë profesion.
“Jam duke bere nje porosi, janë punonjes ambasade. Jane me motive tipike shqiptare. E do tradicionale. E kam shumë passion këtë punë. Tradita po humb, humbi sixhadja, pelhura, corapet e leshit”.
Rreth 35 mijë turistë kanë vizituar Krujën këtë vit, me një rritje të konsiderueshme prej 60 % krahasuar me nje vit më parë./abcnews.al