Kategoria e parë vijon rrugëtimin e nisur para një jave. Të shtunën dhe të dielën zhvillohen ndeshjet e javës së dytë dhe ka disa ndeshje që spikasin. Njëra është veçuar nga të tjerat dhe do të luhet të dielën dhe bëhet fjalë për derbin e Myzeqesë, Apolonia-Lushnja. Për shkak të punimeve që po bëhen në stadiumin “Loni Papuçiu”, kjo sfidë do të zhvillohet në Ballsh.
Në grupin A ka dy sfida që shikohen si mjaft interesante: Kastrioti-Besëlidhja dhe Erzeni-Tërbuni. Në program janë edhe Dinamo-Shkumbini, Korabi-Veleçiku dhe Egnatia Burreli. Në grupin B luhet Besa-Elbasani, sfidë mes ekipesh me tradita, por që luajnë në të Parën.
Devolli, përballë Orikut, synon fitoren e dytë në kampionat, ashtu sikurse edhe Turbina në transfertë ndaj Shënkollit. Pogradeci, pasi u mposht 3-0 javën e parë, do kërkojë të bëjë autokritikë ndaj Ilirisë në shtëpi. Më poshtë ju sjellim listën e takimeve të kësaj fundjave në Kategorinë e Parë. /abcnews.al
Kategoria e Parë – Java 2
GRUPI A
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Kastrioti-Besëlidhja
Dinamo-Shkumbini
Erzeni-Tërbuni
Korabi-Veleçiku
Egnatia-Burreli
GRUPI B
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Devolli-Oriku
Shënkolli-Turbina
Besa-Elbasani
Pogradeci-Iliria
E diel, më 22 shtator, ora 16:00
Apolonia-Lushnja