Moti – E premte, 20 Shtator 2019

schedule08:10 - 20 Shtator, 2019

schedule 08:10 - 20 Shtator, 2019

Sipas MeteoAlb: Moti vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme, më të dendura në zonat jugore të shqipërisë gjatë pjesës së parë të ditës. Por pritet gjatë pasdites zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat jugore. Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke bërë që termometri në mëngjes të ulet në 8°C ndërsa vlera maksimale të shënohet deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare dhe here pas here e forte me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!