Pasi u arrestuar nga policia franceze ditën e sotme, pas akuzave për racizëm racor dhe fetar, tashmë është vendosur dhe data kur ish-tekniku i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier do të dalë përballë gjykatës.
Galtier dyshohet për fyerje raciste ndaj lojtarëve të Nice, në kohën kur ishte trajner i këtyre të fundit në vitet 2021-2022, teksa është mësuar se tekniku francez i ka thënë Drejtorit sportiv të Nice, Julien Fournier se, “ekipi nuk mund të ketë kaq shumë zezakë dhe myslimanë”.
Ndërkaq, pas këtij incidenti trajneri i parisienëve filloi të merrte kërcënime me vdekje Galtier dhe familja e tij është vendosur nën mbrojtjen e policisë, ndërsa përsa i përket dënimit, nëse akuzat faktohen francezi mund të dënohet deri në 3 vite burg. /i.m /abcnews.al