Pas përfundimit të negociatave mes Chelsea dhe Villarreal, ditën e sotme “blutë” e Londrës kanë prezantuar lojtarin e tyre më të ri, “bomberin” senegalez, Nicolas Jackson, me 21-vjeçarin që ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.
Chelsea do t’i paguajë për shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar “nëndetëseve të verdha” plot 37 milionë euro, 2 më shumë se klazuola e lirimit, por pagesa është paramenduar të bëhet në një plan afatgjatë.
Ndërkaq, kujtojmë se, sezonin që sapo lamë pas, Jackson mahiniti skuadrat e mëdha të Evropës, me performancat e tij te spanjollët e Villarreal, teksa arriti të shënojë 13 gola e të dhurojë 5 asistime, në 38 paraqitjet në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al
Video-prezantimi i Nicolas Jackson:
… Nic Jackson! ? pic.twitter.com/IRFcrXnXf6
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 30, 2023